Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ersek, ku i dashuri ka vrarë të dashurën dhe më pas ka vrarë dhe vetveten. Nga informacionet e para mësohet se 40 vjeçari Fatos Kapllani babi i dy fëmijëve kishte një lidhje jashtmartese dhe pikërisht sot në ditën e të dashuruarve ai ka kryer krimin ndaj të dashurës dhe duke dënuar kështu dhe veten e tij.
Viktima ishte Nertila Petriti, e divorcuar dhe nëna e dy fëmijve. Policia ende nuk ka zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje që ndodhi në banesën e gruas, ndërkohë uniformat blu po marrin në pyetje dëshmitarët okular./alb-observer.com/