.

Londër, 4 shkurt- Duke mbajtur një thikë në qafën e tij, në mesin e turmës afër Buckingham Palace në Londër, Talhat Rehman, 54, kërcënonte zyrtarët policorë se do të vetëvritej po qe se do t`i afroheshin atij. Por ai si duket nuk e kishte ndërmend të vetëvritej, pasi që me shpejtësi një polic me një revole elektrike arrin ta çarmatos indianin, i cili më pas kapet nga disa policë.