“Ta shtyp kokën, gjarpër”, deputetët rrihen live (Shiko Videon)

Një emision politik është kthyer në një arenë sherri në Gjeorgji. Koba Davitashvili nga partia Endërr për Gjeorgjinë e quajti Sergo Ratianin nga partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare “gjarpër” gjatë regjistrimit te programit politik “Argumenti”.
“Unë do të ta shtyp kokën, gjarpër”, tha Davitashvili gjatë emisionit, duke lënë të shokuar moderatoren e emisionit që tentoi më kot të qetësonte situatën, duke bërë thirrje për një retorikë të vetëpërmbajtur.
Situata u acarua më tej me akuza për vrasje. Pas kësaj Ratiani u çua i zemëruar nga tavolina, theu një gotë ujë pas tavolinës e u sul për t’u konfrontuar fizikisht me rivalin e tij, duke e qëlluar me grusht në fytyrë.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy deputetët, të cilët janë qëlluar me njëri-tjetrin, ndërsa incidenti thekson tensionet ndërmjet lëvizjes Kombëtare të presidentit Mikheil Saakashvili e Ëndrra e Gjeorgjisë të miliarderit Bidzina Ivanishvili që fitoi zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar.
( Shikoni Videon Ketu )